Shifra shqetësuese po dalin nga evidencat e Drejtoria për udhëheqjen e librave amëz në qytetin e Gostivarit. Mesatarisht, çdo të tretën ditë një banor i Gostivarit vendos të braktis shtetësinë e Maqedonisë, duke marrë shtetësinë e shtetit ku jeton dhe vepron, shkruan gazeta KOHA. Mërgimtarët e rajonit të Gostivarit, të cilët janë me punë të përkohshme në vendet perëndimore, me të madhe ndërrojnë shtetësinë e tyre. Lënë atë të vendlindjes dhe me automatizëm bëhen shtetas të vendit ku janë duke jetuar dhe punuar në vendet evropiane.
Nga fillimi i këtij viti e deri më sot, 60 vendime pozitive janë sjellë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, e që gostivarasit nga shtetas të Maqedonisë janë bërë shtetas të huaj. Më shpesh shtetas të Austrisë dhe Gjermanisë, dy vende evropiane këto të cilët nuk lejojnë të mbahen dy shtetësi.
Nijazi Asani, shef i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amëz në Gostivar, thekson se mesin e këtyre personave të cilët kërkojnë ta lënë shtetësinë e Maqedonisë, pos të rinjve, i madh është edhe numri i më të moshuarve, gjë e cila nuk ka ndodhur viteve tjera.
Heqja dorë nga shtetësia, është bërë dukuri në rritje në Republikën e Maqedonisë. Vetëm gjatë vitit 2015 në rajonin e Pollogut zyrtarisht kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Maqedonisë gati 456 persona. Deri te ky vendim, shumica e mërgimtarëve dhe kryesisht gjeneratave të reja që lindin atje, kanë ardhur për shkak se shumica e shteteve ku jetojnë dhe veprojnë nuk lejojnë shtetësinë e dyfishtë.
Ekspertët thonë se heqja dorë nga shtetësia që paraqet dokument zyrtar me të cilin përcaktohet përkatësia shtetërore e individit, njëkohësisht paraqet edhe heqje dorë nga të drejta e siguruar me kushtetutën e një vendi, siç është gëzimi i të drejtave politike, ushtrimi i shërbimit ushtarak, gëzimi i mbrojtjes shtetërore për qytetaret jashtë shtetit, mbrojtjen e vendit, të drejtën e ekstradimit e tjerë.
Çështja e shtetësisë është e rregulluar me konventën e Hagës 1930, konventën e tetë mbi shkëmbimin e informacionit mbi përfitimin e shtetësisë të vitit 1964, konventën për uljen e rasteve të shtetësisë së shumëfishtë dhe detyrimeve ushtarake në rast dyshtetësie të vitit 1963, si dhe konventës evropiane mbi shtetësinë të vitit 1997.
Çdo shtet ka rregullat e veta, sepse edhe konventat kanë trajtim të ndryshëm për çështje të njëjta. Ai vë në dukje se Gjermani, pas ndryshimeve të ligjit për shtetësi, të rinjtë të cilët kanë lindur dhe kanë kaluar gjithë jetën e tyre në këtë shtet u lejohet shtetësia e dyfishtë por duke plotësuar disa kritere. Para ndryshimeve ligjore të vitit 2014, ato duhej të hiqnin dorë nga njëra shtetësi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi