Çdo klub do të kishte nevojë për një lojtar si Gerard Pique – mbrojtësi në çdo kohë i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për Barcelonën
Gerard Pique është gjithmonë aty kur Barcelona ka nevojë për të, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim ndjenjën e madhe që ka për klubin.
Ai e ka treguar një mijë herë këtë gjë në fushën e lojës, madje duke luajtur edhe kur nuk ishte fizikisht 100 për qind, por edhe jashtë fushës, sidomos kohët e fundit.
Më poshtë janë të renditura faktet, duke filluar nga ai kur e afroi sponsorin kryesor të klubit, deri te oferta që ai të luante pa para vetëm që të regjistrohen lojtarët.
600 games 💙❤️ @FCBarcelona pic.twitter.com/US8uA6ETWs
— Gerard Piqué (@3gerardpique) March 13, 2022
Sponsori kryesor i Barcelonës erdhi nga ai
Ndihma e parë e madhe nga mbrojtësi katalan edhi ishte kur klubi i Barcelonës mbeti pa sponsorizimin e Katarit për shkak të vështirësive që lindën për rinovimin e kontratës.
Barça po kërkonte një sponsor tjetër që mund të paguante shifra të ngjashme dhe ishte e vështirë të gjente një të tillë. Më pas ‘biznesmeni’ Pique u shfaq në lojë, duke gjetur një zgjidhje.
Ai e njihte Hiroshi Mikitanin, pronarin e Rakuten dhe ishte ndërmjetësi që klubi dhe kompania japoneze të nënshkruanin një marrëveshje sponsorizimi për katër vjet. Marrëveshja i dha Barcelonës plot 55 milionë euro në vit, plus një bonus prej 1.5 milion euro nëse e fitojnë La Liga dhe 5 milionë euro të tjera nëse do të fitonte Ligën e Kampionëve.
Rakuten u bë sponsori kryesor i klubit dhe kjo ishte pjesërisht falë Piques dhe këtë e ka pranuar edhe ish presidenti i FC Barcelona, Josep Maria Bartomeu, kur u prezantua marrëveshja.
Heqja dorë nga paga dhe regjistrimi i lojtarëve
Verën e kaluar, Barça kishte probleme edhe me ‘fair play financiar’ dhe nuk mund të regjistronte lojtarët.
Më 14 gusht 2021, vetëm një ditë para fillimit të kampionatit kundër Real Sociedad dhe pak para konferencës për shtyp të Ronald Koeman, klubi lëshoi deklaratën ku shkruante:”FC Barcelona ka mundur të regjistrojë Memphis, Eric Garcia dhe Rey Manaj në Liga Profesionale të Futbollit. Ky fakt është bërë i mundur falë marrëveshjes së arritur me Gerard Piqué, ku kapiteni i dytë i Barcelonës ka pranuar një pagë dukshëm më të ulët”.
Edhe këtë sezon ndodhi e njëjta gjë, madje ofroi të luante falas
Edhe këtë sezon po ndodh saktësisht e njëjta gjë. Mbrojtësi i ka dalë edhe një herë në ndihmë klubit dhe ka qenë sërish i pari që ka ofruar të gjitha lehtësitë në mënyrë që Barça të regjistrojë të gjitha nënshkrimet që janë bërë këtë verë.
Pique ka rënë dakord me bordin e drejtorëve që të mos marr bonusin e pagës që do t’i korrespondonte me kontratë pas zgjatjes që ai nënshkroi deri në vitin 2024 gjatë mandatit të Bartomeu, kur ai kishte rënë dakord për një “shtyrje rroge”.
Qendërmbrojtësi do të rikthehet në kushtet që kishte para zgjatjes, duke ruajtur kohëzgjatjen e kontratës deri në vitin 2024. Sipas gazetës AS, ai ka ofruar të luajë falas, gjest që klubi nuk e ka pranuar. Gjatë viteve të fundit, Pique ka falur një shumë të konsiderueshme parash që i takonin me kontratë.
Dëshira e tij për të qenë president i FC Barcelona
Gerard Pique nuk e ka fshehur kurrë se në të ardhmen do të dëshironte të ishte president i Barcelonës.
“Unë jam shumë i dashur dhe do të doja të ndihmoja klubin e dashurive të mia”.
“Kjo bëhet duke qenë shumë i përgatitur për të mbajtur këtë pozicion nëse mendoj se mund të kontribuoj. Është diçka që e kam dashur gjithmonë”, ka thënë ai.
Pique njihet edhe si biznesmen, pasi ka shumë projekte biznesi me kompaninë e tij Kosmos, por duket se dëshira afatgjate është që një ditë të plotësojë edhe ëndërr e tij, të jetë në krye të klubit që i dha gjithçka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLiverpooli ofron tre lojtarë për ta transferuar yllin i cili do ta zëvendësojë Salahun
Barcelona konfirmon lëndimin e yllit spanjoll – ai do mungojë në Ligën e Kampionëve
Joshua Kimmich ka nisur bisedimet me gjigantin evropian
Arsenali hyn fuqishëm në afatin e janarit – ofron 75 milionë euro për top sulmuesin
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Van Dijk po largohet nga Liverpooli? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta