LAJMI I FUNDIT:

Çavusoglu: Gjermania nuk duhet të ndërhyjë në referendum

Çavusoglu: Gjermania nuk duhet të ndërhyjë në referendum

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu gjatë një fjalimi para qytetarëve të tubuar para rezidencës së konsullatës së përgjithshme të Turqisë në Hamburg të Gjermanisë, theksoi se Turqia gjithmonë ka parë Gjermaninë si një mike, të cilën dëshiron ta shohë të tillë edhe në të ardhmen.

“Nuk kemi pasur asnjë armiqësi me Gjermaninë, kështu është edhe sot. Qëndrimi sistematik negativ i Gjermanisë kundër Turqisë, është i papranueshëm, në veçanti presioni sistematik mbi shtetasit tanë në Gjermani”, tha dje Çavusoglu sipas të cilit, ky qëndrim nuk i ngjan marrëdhënieve dypalëshe që kanë shtetet mes tyre.

Ai rikujtoi se në Gjermani jeton një komunitet i madh turk, nga të cilët një numër i madh nuk ka nënshtetësi gjermane.


“Nuk u jepni nënshtetësi dhe tani na pengoni që ne të takojmë shtetasit e Turqisë. A mund të quhet kjo humanizëm, demokraci, të drejta të njeriut dhe liri e tubimit? pyeti Çavusoglu, për të shtuar se askush nuk do të mund të shkëpus lidhjet e zyrtarëve turq me shtetasit e tyre.

“Askund nuk jemi parazitë. Ne i shohim turqit që jetojnë në Gjermani, si një fuqi të rëndësishme në marrëdhëniet me Gjermaninë, mirëpo, Gjermania nuk duhet të ndërhyjë në referendumin tonë”, ka thënë Çavusoglu.

Ditë më parë, Gjermania ndaloi mbajtjen e tubimeve të planifikuara të zyrtarëve turq në Gjermani, përfshirë një tubim ku duhej të merrte pjesë Çavusoglu, me rastin e referendumit të ardhshëm mbi ndryshimet kushtetuese në Turqi.

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori