Cavaliers pëson, Golden State vazhdon me fitore (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kampioni aktual i NBA-së ka pësuar humbje të papritur gjersa nënkampioni arriti edhe një fitore tjetër në rrugën drejt ‘Play-Off’, transmeton Telegrafi.
Cleveland Cavaliers nuk ka arritur të triumfoi kundër Miami Heat duke humbur me rezultat 106:98.
Te kampioni më të dalluarit ishin Kyrie Irving dhe LeBron James, të cilët shënuan 32 pikë, gjegjësisht dy më pak.
Dion Waiters ishte më i miri te bregdetarët e Miamit me 29 pikë, i cili u ndihmua edhe Goran Dragic, i cili shtoi 21 sosh.
Në anë tjetër Golden State Warriors ishin më të mirë se Atlanta Hawks, ku kanë regjistrua edhe një fitore në saje të rezultatit 119:111.
Stephen Curry te Golden State i mungoi edhe një asistim për të regjistruar ‘double-double’ në saje edhe të 24 pikëve, ku po aq sa shënoi edhe Andre Igoudala.
Te Hawks u dallua me lojë të mirë Paul Millsap, i cili arriti të regjistroi ‘double-double’ me 20 pikë dhe dhjetë asistime.
Pas kësaj, Cavs ka bilanc prej njëzet humbjeve dhe 42 fitoreve ndërsa Golden State shënoi fitoren e 52 dhe ka 11 humbje. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Orlando 105-113 New York
Philadelphia 98-112 Milwaukee
Memphis 109-122 Brooklyn
San Antonio 112-110 Houston
Denver 108-96 Sacramento
Utah 88-83 New Orleans
L.A.Clippers 116-102 Boston
Detroit 109-95 Chicago
Charlotte 100-88 Indiana





















































