Cleveland Cavaliers ka shkatërruar Los Angeles Clippers në Staplec Center të Kalifornisë me rezultat 114-90.
E diela ishte ditë e kobshme për Los Angeles Clippers, që u munduan të bëjnë më të mirën.

Por, Clevelandi ishte më i mirë nga fillimi i takimit dhe e fitoi secilin çerek, duke treguar performancë spektakolare, sidomos nga permiteri.


Shkëlqeu LeBron James me 27 pikë dhe 6 kërcime, teksa kdouble double realizoi Tristan Thompson me 10 pikë e 11 kërcime, teksa edhe Irving e Smith realizuan nga 17 pikë.

Clevelandi shkëlqeu në këtë takim nga perimetri me plot 18 treshe të realizuara.

Performanca e Clippers ishte e mjerë në shumë aspekte, teksa më i miri ishte J.J. Redick me 19 pikë, teksak Chris Paul e pasoi me 17 pikë.

Cleveland Cavaliers kështu vetëm sa po hyn në formë para play offit, i cili fillon nga 16 prilli e ku në konferencën Lindore pa dyshim se ekipi nga Ohio është pa konkurrencë. /Telegrafi/

telegrafi sport app