LAJMI I FUNDIT:

Çaushi: Delawie nuk është ekspert, nuk e ka pasur vendin në debat (Video)

Çaushi: Delawie nuk është ekspert, nuk e ka pasur vendin në debat (Video)

Driton Çaushi, thotë se fjalimi i ambasadorit amerikan, Greg Delawie, nuk ka pasur vend në debatin shkencor për Demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, i mbajtur javën e shkuar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Info-Box të Radio Televizionin Dukagjinit tha se Delawie është ambasador dhe jo ekspert i gjeografisë apo gjeodezisë.

Ratifikimi i Demarkacionit mund të prodhojë trazira të reja në vend
Lexo po ashtu Ratifikimi i Demarkacionit mund të prodhojë trazira të reja në vend

“Është thirrur një simpozium shkencor dhe unë mendoj që çfarëdo devijimi nga shkenca, për shkak se është një çështje shkencore, nuk ka qenë i duhur për atë ditë. Prej pushtetit ka qenë qartë i devijuar, Delawie ka qenë i ftuar dhe unë mendoj që faji për këtë devijim i takon Kadri Veselit se e ka hapur dhe e ka menaxhuar këtë, si Kryetar i Kuvendit”.


Deputeti Çaushi më tutje tha se beson në faktet shkencore dhe procesin e demarkacionit në mënyrë profesionale mund ta përmbyllin vetëm ekspertët dhe jo politikanët.

Demarkacioni në Kuvend, këtë javë
Lexo po ashtu Demarkacioni në Kuvend, këtë javë

Çaushi i mendon që përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk duhet të përzihen në punën e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Në një proces që përfshinë shkencëtarë dhe profesionistë, nuk ka vend për politikë. Dhe, në anën tjetër, deklarimi i përfaqësuesit të BE’së dhe atyre që e kanë nënshkruar marrëveshjen, që po e shtyjnë përpara vetëm për shkak se duan të kenë asnjë përgjegjësi për një marrëveshje të dëmshme, me arsyetimin se vizat kushtëzohen me demarkacionin, është mënyra më e pandershme”.

Deputeti i Vetëvendosjes, ka përsëritur se do të përdorin të gjitha mjetet për të parandaluar ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Sipas tij, mbrojtja e interesave shtetërore nuk mund të bëhet duke lejuar marrëveshjen të hedhet për votim në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje, vazhdoi Çaushi, është e hapur për dy partitë tjera opozitare AAK-në dhe Nismën, në kundërshtim të Demarkacionit, por ka kërkuar nga ato që t’u bashkohen në veprimet e tyre kundërshtuese, ngaqë vetëm vota kundër është e pamjaftueshme për ta ndalur marrëveshjen. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0lDzxmfNScw

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori