Samu Castillejo nuk do të largohet së paku deri në muajin janar nga Milani.

Klubi nga Serie A nuk dëshiron ta largojë lojtarin në afatin e dimrit, pasi dëshiron t’ia jap edhe një mundësi.


Castillejo ishte afër kalimit në verë te CSKA Moska, mirëpo në fund Rossonerët vendosën ta mbajnë në skuadër.

GettyImages 1231864989 1

Sipas asaj që raporton Calciomercato, skuadra ruse nuk do të përmirësojë ofertën e tyre në janar, pasi në afatin që shkoi ofruan vetëm huazim për lojtarin.

Kështu, Milani do ta lë Castillejon deri në verë, për të parë progresin apo regresin, e në rast të kësaj të fundit edhe mund ta shesë.

Klubi italian bëri disa transferime në këtë verë dhe do të tentojë që në këtë edicion të fitojë Serie A-në dhe të bëjë paraqitje sa më të mirë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app