Site icon Telegrafi

Cassano shpërthen: Nuk është skandal nëse Messi fiton ‘Topin e Artë’, skandal është se e kanë fituar Cannavaro e Sammer

Vazhdon të diskutohet shumë ndarja e çmimit individual më të madh për futbollistë ‘Topit të Artë’.

Lionel Messi e fitoi për këtë vit, teksa mposhti në garë Robert Lewandowskin që mbeti në vendin e dytë.

Shumë e kanë quajtur skandal këtë triumf të Messit, por ka edhe prej atyre që i kanë ndalë në mbrojtje futbollistit më të mirë në histori.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Antonio Cassano ka folur në një lidhje me Bobo Vierin, duke thënë se nuk është asnjëherë skandal kur këtë çmim e fiton Leo Messi.

Cassano mendon njëjtë si Messi se në vitin 2020 ‘Topi i Artë’ është dashur të ndahet për Lewandowskin, derisa e ka quajtur skandaloze se si kanë fituar këtë çmim ish bashkëlojtari i tij te Italia e Real Madridi, Fabio Cannavaro apo gjermani Mattias Sammer.

“E kemi thënë shpesh këtu dhe e ka thënë edhe Messi në sallë para mijëra personave duke përsëritur se Lewandowskit i duhet dhënë ‘Topi i Artë’ i vitit 2020. Përtej kësaj, kam lexuar e dëgjuar se si dhënia e ‘Topit të Artë’ për Messin ishte një skandal”.

“Por unë them se skandalet janë të tjera. Si për shembull që ia kanë dhënë Sammer e Cannavaros, por jo Maldinit. Sammer dhe Cannavaro kanë bërë një muaj mirë dhe e kanë fituar…Por të dy bashkë, nuk bëjnë as gjysmën e të gjithë gjërave që ka bërë Maldini”, ka deklaruar Cassano.

Deklarata e ish-sulmuesit të Romës ka bërë bujë të madhe në Itali, por Cassano tanimë është mësuar që të merret me polemika të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version