Ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës në mes të Barcelonës dhe Real Madridit e zhvilluar në Camp Nou ka sjell shumë polemika.

El Clasico e parë e sezonit mes Realit dhe Barçës ka dhuruar shumë emocione tek tifozët e të dy skuadrave, por edhe të futbollistët.


Kjo ndeshja është përfolur shumë dhe njëri nga të kryqëzuarit padyshim se ishte gjyqtari De Burgos Bengoetxea, i cili është kritikuar për vendimet e tij.

Disa nga vendimet më të përfolura ishte penalltia e akorduar në Luis Suarez dhe dërgimi jashtë i Cristiano Ronaldos me kartonë të kuq.

Kartoni i kuq i Ronaldos ka nxehur shumë gjakrat e futbollistëve të Realit, ku njëri nga ta ishte Dani Carvajal, i cili ka reaguar ndaj gjyqtarit kryesor.

carvajal

Sipas mediave spanjolle, Carvajal i ka reaguar gjyqtarit pas golit të tretë të Marco Asension duke i thënë “akordo edhe një penallti tani”. /Telegrafi/

telegrafi sport app