Jamie Carragher ka folur fjalë të mira për trajnerin e ish-skuadrës së tij, Jurgen Klopp.

Ish-mbrojtësi shumë vjeçar i ‘Redsave’ e ka cilësuar trajneri gjerman një nga trajnerët më të mirë të ardhur këto vjet në Angli.


Sipas Carragher, Klopp është i respektuar nga të gjithë, pasi kënaqen duke e shikuar atë dhe futbollin që skuadra e tij praktikon.

“Ai është një nga trajnerët më të mëdhenj të ardhur dhe ne e morëm atë”, ka deklaruar fillimisht James Carragher.

“Të gjithë e respektojnë atë dhe kënaqen duke e shikuar atë”, përfundoi legjenda e Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app