LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Përgatitemi të hapim Qendër buxhetore për krijimin e politikave të përgjegjshme gjinore

Carovska: Përgatitemi të hapim Qendër buxhetore për krijimin e politikave të përgjegjshme gjinore

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, mori pjesë në një program studimi treditor për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, organizuar nga Qeveria e Marokut.

Siç njoftojnë nga MPPS, qëllimi i vizitës studimore, ishte njohja me praktikat e mira të njohura ndërkombëtarisht të Qendrës burimore për krijimin e politikave të përgjegjshme gjinore në Rabat të Marokut.

Ministrja Carovska i prezantoi përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për institucionalizimin e buxhetimit gjinor në krijimin e politikave kombëtare dhe buxhetimit.


“Maqedonia e Veriut po bën tashmë hapat e parë në integrimin e çështjeve gjinore në sektorët dhe programet. Kemi një ekosistem të favorshëm për të shkuar më tej dhe për të avancuar agjendën për barazi gjinore. Ky delegacion është forca lëvizëse që mund ta bëjë këtë dhe më e rëndësishmja, kemi mbështetje të plotë nga kryeministri për të pranuar këtë mundësi dhe për të hapur një qendër të tillë burimesh në Maqedoninë e Veriut”, tha ministrja Carovska, e cila e udhëhoqi delegacionin qeveritar në Marok .

Vizita studimore është pjesë e projektit “Promovimi i politikave të përgjegjshme gjinore dhe buxhetimi: drejt menaxhimit transparent, gjithëpërfshirës dhe llogaridhënës në Republikën e Maqedonisë Veriore”, mbështetur nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Agjencia suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim – Sida, dhe i zbatuar nga UN Women./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori