Site icon Telegrafi

Carlo Ancelotti do të marr deri në pesë “përforcime” në afatin kalimtar dimëror

Lëndimet e shumta të lojtarëve kyç kanë prekur Real Madridin këtë sezon, por pavarësisht kësaj, ata e mbyllën vitin në krye të La Ligës dhe u kualifikua lehtësisht nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve. 

Megjithatë, në janar Reali përballet me një ritëm të vështirë dhe një orar të ngjeshur, prandaj ka nevojë për rikthimin e lojtarëve që kanë munguar prej kohësh.

Në tre javët e para të vitit 2024, Reali do të luajë deri në pesë ndeshje në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndaj për shkak të kësaj dhe një sërë lëndimesh të rënda, gjithnjë e më shumë po shkruhet dhe flitet që duhet të forcojë ekipin edhe duke blerë lojtarë në afatin kalimtar të dimrit.

Pritet që pas pushimeve të gjata, të gjithë të luajnë, edhe ata që janë të dëmtuar afatgjatë, përveç Thibaut Courtois dhe Eder Militao, rikthimi i të cilëve pritet në fund të sezonit, sikurse edhe i David Alabas.

Pra, Ancelotti më në fund do të ketë në dispozicion Eduardo Camavinga, Arda Güler, Ferland Mendy, Dani Carvajal dhe Vinicius Junior.

Këto janë përforcimet dimërore të Real Madridit, shkruan Marca. /Telegrafi/

Exit mobile version