LAJMI I FUNDIT:

Çarjet misterioze në Antarktik, shumë ekspertë kanë tentuar të shpjegojnë rrëzimin e aeroplanit

Çarjet misterioze në Antarktik, shumë ekspertë kanë tentuar të shpjegojnë rrëzimin e aeroplanit

Shkencëtarët në Antarktik kanë mbetur të habitur kur NASA regjistroi “diçka që merrte frymë nën akull” gjatë një fluturimi satelitor, ka bërë të ditur agjencia hapësinore, e cila menjëherë dërgoi një ekip ekspertësh për të hetuar se për çfarë bëhej fjalë.

Shkretëtira e ngrirë shërben si “çerdhe” shkencore për më shumë se 1,000 hulumtues në vit, që përcjellin ndryshimet klimatike dhe studiojnë historinë e Tokës, transmeton Telegrafi.

Peizazhi i saj i djerrë u jep atyre qasje në botën e paprekur, ku ata mund të kryejnë hulumtimet e tyre, pavarësisht që temperaturat bien edhe deri në minus 90 gradë celsius.


Kushtet në këtë pjesë të rajonit janë aq të vështira, sa që shkencëtarët rrallë e vizitojnë atë vend – kështu përdorin të dhënat satelitore për të përfunduar punën e tyre.

Megjithatë, Science Channel në serinë e saj “Çka ka në tokë?” ka zbuluar se si një fotografi që duket sikur diçka të ketë zbritur në Antarktik – i ka habitur ekspertët.

Gazetari i aviacionit Joe Papalardo pretendon: Mua më duket se diçka ka rënë me shpejtësi të madhe dhe më pas është ndalur. Ndoshta diçka është rrëzuar. Kur mendoni për rrëzim në këtë pjesë të botës, mendoni për katastrofën më të madhe ajrore në historinë e Zelandës së Re”.

Në serial janë përshkruar në detaje ngjarjet shkatërruese të katastrofës në malin Erebus.

“Teoria e rrëzimit u aktualizua kur hetuesit zbuluan se imazhi është shkrepur nga afër vendit ku kanë ndodhur aksidentet më të frikshme ajrore në botë”.

“Në 7:21 të mëngjesit të 28 nëntorit 1979, fluturimi me numër 901 i aviokompanisë Air New Zealand ishte nisur nga aeroporti i Oakland dhe që për destinacion kishte Antarktikun. Ekuipazhi kishte raportuar për një mot të mirë dhe dukshmëri të mjaftueshme. Por derisa aeroplani po i afrohej malit Erebus, një iluzion i çuditshëm optik dhe i frikshëm i njohur si zbardhues mashtroi dy pilotët, ndodhi”, thuhet në serial.

Gjeologu Dr. Alan Liester ka dhënë më shumë detaje për atë se çfarë është zbardhuesi. Ai tha se është një situatë ku kudo vërehet ngjyra e bardhë.

“Akulli i bardhë poshtë, retë e bardha lartë – dhe nuk ekziston ndonjë mënyrë që mund të përcaktojë se çfarë është lartë e çfarë poshtë”, ka shtuar Liester.

Por analisti Mark D’Antonio po studion fotografinë për të përcaktuar nëse mund të jetë mbetje e bishtit të gjatë të një aeroplani. Por, aty e kuptoi se teoritë e tij nuk po përputhen.

“Duket se dikush është futur nën ujë për të lënë gjurmë dhe të çara”, ka shtuar D’Antonio. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori