Ashtu siç kishte paralajmëruar, Capital T, do të mbajë koncertin recital edhe në Prishtinë.

"Time Capsule" ka zbuluar se do të mbahet në muajin gusht, gjegjësisht me datën 11.


Lajmin e njoftoi përmes një imazhi të shpërndarë në llogarinë e tij personale, Instagram.

Eventi madhështor pritet gjithashtu të mbahet në stadiumin "Fadil Vokrri".

"Po vjen në shtëpi dhe është zyrtare. Time Capsule me datën 11 gusht", thuhet në shkrimin e artistit.

Screenshot 11 13 Foto: Screenshot/Instagram

"Time Capsule" u mbajt për herë të parë në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë para katër vitesh.

Këngëtari i estradës shqiptare interpretoi disa nga hitet e tij më të njohura që i ka realizuar ndër vitesh. /Telegrafi/

truekapo 69702125 174843176898172 3046815217800728609 n Pamje nga koncerti "Time Capsule" i Capital T në Tiranë