Eric Cantona e ka vënë në pikëpyetje transferimin e Neymarit te Paris Saint-Germin, duke thënë se Ligue 1 nuk është vizioni i tij i pasionit dhe futbollit.

Neymar ka qenë në formë të mirë që perj kalimit nga Barcelona te klubi parisien, duke shënuar 11 gola në 12 ndeshje e duke ndihmuar klubin francez të krijojë pozitë të fortë në tabelë.


neymar 1

Por, ish-sulmuesi i Manchester United, Eric Cantona po vuan që të kuptojë motivimin e 25 vjeçarit për të luajtur në kampionatin francez.

“Kur je 25 vjeç dhe luan për Brazilin e Barcelonën, është shumë në pikëpyetje fakti se si mund të vendosësh të luash në Francë ndaj Guingampit e Amiensit”.

neymar 4

“Liga e Kampionëve? Maksimumi 10 ndeshje në sezon. Unë nuk e kuptoj pse shkoi në Francë. Nuk është vizioni im i pasionit dhe futbollit”, tha Cantona.

Neymar mungoi në fitoren 5-0 ndaj Angers para pushimit të kombëtareve, por pritet që ai të kthehet të shtunën në duelin që zhvillohet në Parc des Princes. /Telegrafi/

telegrafi sport app