Këngëtarja e njohur, Camila Cabello, duket të jetë mirënjohëse që takoi Shawn Mendes.

Kështu të paktën është shprehur ajo në një paraqitje në rrjetin social Instagram, ku u shpreh për marrëdhënien e saj, shkruan Daily Mail.


22-vjeçarja ka thënë se përmes të dashurit të saj ka mësuar se çka është dashuria.

36215138 8997213 image a 8 1606606873882

"Unë kam mësuar shumë për dashurinë me këtë djalë", filloi Cabello

Ajo shpjegoi se të qenit i dashuruar nuk janë 'vetëm momentet e lumtura që sheh në fotografi dhe video', por momentet që shohim më thellë në vetvete.

36215134 0 image a 2 1606606557128

Ndërkohë, Camila dhe Shawn, të cilët janë miq që nga 2014, nuk e çuan lidhjen e tyre në një nivel romantik deri në korrik të 2019, disa javë pas debutimit të hitit të tyre Senorita. /Telegrafi/

36215136 0 image a 1 1606606550379