Pas teksteve të Cambridge, të cilat prej vitesh përdoren në arsim fillor, tani me libra të adoptuar po nga Qendra Ndërkombëtare për Programe Mësimore të Cambridge (Cambridge International Examinations – CIE) dhe Shtëpia Botuese e Universitetit të Cambridge (Cambridge University Press – CUP), do të punohet edhe në shkollat e mesme, shkruan gazeta KOHA.
Më saktësisht, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka bërë përgatitjet që nga vitin shkollor 2017/2018 nëpër gjimnaze dhe shkollat e mesme profesionale të nis mësimi me tekste të huaja shkollore. Madje, është shpallur edhe thirrja publike për botues nga vendi dhe të huaj që të dorëzojnë tekstet përkatëse për lëndët e Matematikës, Biologjisë, Kimisë dhe Fizikës për vitin e parë gjimnaz dhe arsimin e mesëm profesionale tre dhe katër vjeçar. Pra, nga shtatori i këtij viti pritet që për nevojat e nxënësve të mesëm, konform programeve përkatëse mësimore, të ketë 12 libra të rinj, respektivisht nga tre lloj tekstesh shkollore për matematikat, biologjitë kimitë dhe fizikat e viteve të para. Bëhet fjalë për tekstet shkollore të lëndëve nga shkencat matematike – natyrore.
Përtej pakënaqësive që këto libra kanë shkaktuar në shkollat fillore, ajo që bie në sy në thirrjen publike për botimin testeve të shkollave të mesme është qasja diskriminuese në kriteret për konkurrim. Teksti i huaj i adoptuar për shkollat e Maqedonisë kërkohet të dorëzohet vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo, me automatizëm, përjashton botuesit shqiptarë nga konkurrimi ose i vendos ato në pozita të pabarabarta. Sipas pikës 3 të thirrjes publike, “botuesi nga vendi si dhe botuesi i huaj, duhet të dorëzojnë tekst të përkthyer në gjuhën maqedonase, me vizatime dhe grafikë të përpunuar…” . KOHA përcjell se aty jepen edhe detaje të tjera, me të cilat kërkohet që teksti të jetë i lekturuar, në gjashtë ekzemplarë, prej të cilëve pesë në formë të shtypur (tre me ngjyra dhe dy bardh e zi) dhe një në formë elektronike. Mirëpo, askund nuk jepet mundësia që teksti i huaj i dorëzuar nga botues i vendit apo nga jashtë të mund të jetë edhe në gjuhën shqipe.
Megjithëse tekstet në fjalë nuk do të jenë detyrimisht të hartuara nga CIE, prapë se prapë do të jetë CIE që do të ketë fjalën e fundit në lejimin e teksteve të huaj të adoptua për shkollat e mesme të Maqedonisë nga cili do vend qoftë botuesi që e pretendon autorësinë e atyre teksteve.
“Nëse në ftesën e shpallur publike, nuk dorëzohet asnjë kërkesë për lejim të librit të adaptuar nga jashtë, përkatësisht nuk miratohet leje për përdorim të librit shkollor të harmonizuar me program të miratuar mësimor të adaptuar dhe të përkthyer nga CIE, veprohet në pajtim me dispozitat e nenit 13-a të këtij ligji”, thuhet në nenin 13-b të Ligjit për botimin teksteve shkollore të arsimit fillor dhe të mesme.
Në po këtë nen, pra nenin 13-b, tiret edhe shpallja publike që ka bërë MASH për dorëzimin e teksteve të huaja shkollore e të adoptuara për shkollat e Maqedonisë. Ndërkaq, neni 13-a në mënyrë të qartë i delegon CIE-së të drejtën për përpilimin librave në Maqedoni.
“Nëse Shërbimi pedagogjik nuk lejon libër shkollor të harmonizuar me program mësimor të adaptuar dhe të përkthyer nga CIE në pajtim me nenin 13-b të këtij ligji, dorëzon kërkesë te Shtëpia Botuese e Universitetit të Cambridge (Cambridge University Press) për përpilim të librit shkollor të adaptuar nga jashtë në pajtim me dispozitat e këtij neni”, qëndron në nenin përkatës.
Rrjedhimisht CIE është alfa dhe omega e teksteve shkollore në Maqedoni. Pra, edhe pse me nenin 13-b kamuflohet gjoja fryma liberale e botimit të teksteve shkollore, prapë se prapë Shërbimi pedagogjik ka në dorë që botimin e teksteve shkollore ta delegojë te CIE, respektivisht CUP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Janevska: Për shtatë vite ka 17 mijë nxënës më pak dhe numri i studentëve është zvogëluar për shtatë mijë

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe