Call of Duty do të mbetet në Playstation pas bashkimit të Activision Blizzard të Microsoft

Microsoft ka nënshkruar një marrëveshje me Sony për t’u siguruar se loja “Call of Duty” do të mbetet në dispozicion në platformën PlayStation pasi që Microsoft të mbyllë marrëveshjen me vlerë prej 69 miliardë dollarëve për bashkimin me Activision Blizzard, ka deklaruar gjatë së dielës gjiganti i teknologjisë.
Marrëveshja mund të zgjidhë ankesat të cilat Sony i ka parashtruar tash e një kohë përmes së cilave kishin thënë se bashkimi – i cili synon ta bëjë Microsoft-in publikuesin e tretë më të madh në botë për video lojëra – kërcënon konkurrencën.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Microsoft dhe PlayStation kanë arritur një marrëveshje për ta mbajtur lojën Call of Duty në PlayStation pas kompletimit të blerjes së Activision Blizzard”, kishte shkruar në një tweet Phil Spencer, kreu i Microsoft Xbox, raporton CNN, përcjell Telegrafi.
“Ne presim me padurim një të ardhme ku lojtarët në të gjithë botën kanë më shumë zgjedhje për të luajtur lojërat e tyre të preferuara”, vazhdonte shkrimi i tij.
Sony ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të blerjes. Vazhdimi i disponueshmërisë së “Call of Duty”, një nga franshizat më të popullarizuara të industrisë së video-lojërave tek PlayStation, mund ta ndihmojë Microsoft-in që të tejkalonte çdo kundërshtim ndaj marrëveshjes, dhe mund të çonte në një përmbyllje të saj.
Në një përgjigje ndaj shqetësimeve mbi konkurrencën të ngritura nga rregullatorët në gjithë botën, Microsoft veçse ka nënshkruar marrëveshje disa vjeçare me kompanitë rivale, duke përfshirë Nintendo dhe Nvidia në mesin e disa kompanive të tjera, duke siguruar se Microsoft nuk të mund të kufizojë shkarkimin e lojërave nga përdoruesit e platformave dhe konzolat e këtyre kompanive.
Ndër të tjera, Microsoft nuk ka zbuluar akoma se sa vite do të zgjasë marrëveshja e arritur mes tyre dhe Sony-t. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë