Milani e ka nisur mirë përballjen me Arsenalin në ‘Emirates Stadium’.

Pasi kishin disa raste shënimi më në fund ka ardhur goli nga italianët.


Ishte mesfushori turk i Milanit, Hakan Calhanoglu që ka shënuar një supergol në minutën e 36-të për 0-1.

Reprezentuesi i Turqisë shënoi nga distanca me një goditje të fuqishme.

Por në aksionin vijues u shkaktua penallti nga milanezët dhe Arsenali barazoi nëpërmjet Dany Welbeck.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë Arsenali kishte triumfuar 0-2 në ‘San Siro’. /Telegrafi/

telegrafi sport app