Gjykata themelore Shkupi 1 bën të ditur se është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Speciale Publike për caktimin e masës së kujdesit për tre të dyshuar të lëndës ''Arka'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, në lidhje me lëndën ''Fortesa'', gjykata bën të ditur se është caktuar seanca e parë gjyqësore, për 28 nëntor të këtij viti, në ora 11 e 30 e ditës.


Ftesat janë dërguar te palët e përfshira. Përndryshe, në këtë lëndë, akuzohen gjithsej shtatë persona, të cilët akuzohen për ''falsifikim të dokumentacionit zyrtar''./Telegrafi/