Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë ndaj të pandehurit R.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: mashtrimi nga neni 323 par.1 i të Kodit Penal të Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
“Me datë 03 prill, në Prizren, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, i pandehuri R.S., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtron të dëmtuarin H.Z., dhe me këtë e nxitë atë që të veproj në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që i pandehuri R.S., takohet me të dëmtuarin dhe gjatë bisedës i pandehuri i thotë të dëmtuarit se mund të rregulloj dokumentacion rreth çështjes së pensionit të të dëmtuarit, e pastaj i dëmtuari duke besuar fjalëve të pandehurit, ia jep para në shumën prej dyqindenjëzetenjë (221) euro, me qëllim të rregullimit të dokumentacionit, por i pandehuri pasi që i merr këto shuma të parave, më nuk lajmërohet dhe as nuk e rregullon çështjen e dokumentacionit të pensionit, këso dore i pandehuri R.S., dyshohet të ketë kryer veprën penale të mashtrimit”.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se masa e paraburgimit për këtë fazë është e domosdoshme dhe janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit.
Gjithashtu Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh edhe faktin se i i pandehuri R.S., nga data baza e policisë shihet se i ka të hapur 14 raste, ku 8 raste pikërisht janë për veprën penale të mashtrimit, e që tregon se është i padisiplinuar dhe i papërmisueshëm, andaj kjo tregon rrezikun se i njëjtit po që se do të gjenden në liri mund të përsërisë veprën penale të natyrës së njëjtë si dhe të ndikojë në mënyrë negative në ambientin dhe rrethin ku jeton si dhe më gjer.
Nga të lartëcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se masa e paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A