Pas publikimit të këngës “Perfect Ilusion” që ndodhet në vendin e parë të klasifikimit në iTunes në 60 vende, Lady Gaga ka bërë të ditur se albumi i ri del më 21 tetor.

Albumi me titull “Joanne” është i pesti i karrierës së saj, transmeton KP.


Lajmi u konfirmua nga vet Gaga gjatë një interviste, ndërsa ylli i muzikës pop po shijon suksesin radiofonik.

Deri më tani, këngëtarja ka fituar gjashtë çmime Grammy, ka shitur mbi 30 milionë disqe dhe ka mbi 150 milionë këngë të shitura.