Caktohen çiftet e Final 8 të Kupës së Kosovës – premtohet spektakël i jashtëzakonshëm për Kupë
![Caktohen çiftet e Final 8 të Kupës së Kosovës – premtohet spektakël i jashtëzakonshëm për Kupë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/01/271130347_1917491365097437_3166026579000277334_n-780x439.jpg)
Nga 9 deri më 13 Shkurt do të organizohet Final 8 i Kupës së Kosovës.
Në konferencën për media, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Kryetari i KB, Fatmir Gashi, kanë dhënë detaje për organizimin e Kupës në Pejë.
Fetahu ka premtuar se presin spektakël për Kupë dhe ka treguar pse organizimi i është besuar klubit verdhezi.
“Fillimisht ju falënderoj për ardhjen dhe interesimin e madh për këtë konferencë. Jemi shumë të lumtur që Final 8 i Kupës do të mbahet në qytetin e Pejës. Dua të theksoj dy arsye që KB Peja është zgjedhur organizatore. Fillimisht është për nder të Agim Llukës, themeluesit të KB Peja dhe i cili ka dhënë shumë për basketbollin e Kosovës, si dhe organizimi që do të mbahet në Pejë, që ka munguar në vitet e fundit. Besoj se është koha dhe momenti i duhur që Peja të organizojë Kupën e Kosovës. Ne presim spektakël të basketbollit me një organizim të jashtëzakonshëm. Jemi të bindur se, KB Peja në bashkëpunim me FBK-në do të organizojmë për mrekulli Final 8 dhe të jetë një Festival i Basketbollit”, është shprehur Fetahu para mediave.
Ndërkohë, Gashi ka shtuar se ky organizim do të jetë i paparë në basketboll dhe model për vitet e ardhshme.
“Ne jemi të nderuar që Final 8 do të organizohet në Pejë. Ashtu siç e përmendi Fetahu, për nder të Agim Llukës, si dhe besojmë që do të jetë një organizim i paparë dhe të jetë model për vitet e ardhshme. Pra, mund të krijojmë një standard të ri për organizime të ardhshme. Falënderoj FBK-në për punën që po bënë në ngritjen e cilësisë së basketbollit të Kosovës, ku tashmë është një ligë me skuadra të barabarta dhe nuk ka favoritë. Ne presim spektakël nga organizimi, por edhe ndeshje të bukura në parket, pasi do të kemi ndeshje shumë interesante”, ka nënvizuar Gashi.
Fetahu i pyetur nga gazetarët ka folur edhe për tifozët nëse do të jenë të pranishëm. “Ne kemi bërë kërkesë pranë autoriteteve që të lejohen 50 % e tifozëve. Kjo nuk varet nga ne apo nga KB Peja. Kërkesa jonë është që të lejohen tifozët, por gjithnjë duke respektuar masat, të vaksinuar dhe me maska. Gjithashtu të jemi model edhe në fushatën e vaksinimit. Dua të përmendi edhe dy persona shumë të rëndësishëm për këtë organizim e ata janë: Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve në FBK dhe Luan Maloku nga kompania Compact Solution, e kontraktuar nga KB Peja për organizimin e Kupës”, theksoi Fetahu.
Në fund Gashi shtoi se edhe një konferencë tjetër do të mbahet në Pejë, ku do të shpalohen detaje tjera rreth organizimit.
Final 8
Meshkujt
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 9/10 Shkurt 2022 ku takohen:
Golden Eagle Ylli – Drita (Grupi A)
Trepça – Rahoveci (Grupi B)
Peja – Sigal Prishtina (Grupi C)
Prizreni 16 – Bashkimi (Grupi D)
Në ndeshjet gjysmëfinale takohen fitueset e Grupit A-D dhe fitueset e Grupit B-C.
Femrat
Gjysmëfinalet
Penza – Bashkimi
Prishtina – Trepça
Liga e Parë meshkujt
Istogu – Vëllaznimi
NEW Basket – Vushtrria
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-115729-780x439.jpg)
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt
![Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-122329-780x439.jpg)
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub
![Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-103750-780x439.jpg)
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit
![Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-125432-780x439.jpg)
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës
![Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-143754-780x439.jpg)
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
![“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-140313-780x439.jpg)
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe