LAJMI I FUNDIT:

Cakolli përmend emrat e deputetëve që po e pengojnë hetimin parlamentar për “rezervat shtetërore”

Cakolli përmend emrat e deputetëve që po e pengojnë hetimin parlamentar për “rezervat shtetërore”

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës të martën ka përmendur emrat e deputetëve të cilët po e pengojnë formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.

Ai ka pyetur se pse të njëjtit po e pengojnë këtë proces pavarësisht se 69 deputetë kanë votuar për formimin e këtij komisioni – përfshirë edhe partinë në pushtet.

Për herë të pestë tentohet themelimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore
Lexo po ashtu Për herë të pestë tentohet themelimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

“Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba dhe Erxhan Galushi, janë deputetët që po e pengojnë hetimin parlamentar të rastit të “rezervave shtetërore”, pavarësisht votës ‘pro’ të 69 deputetëve – përfshirë edhe vet partinë në pushtet”, ka shkruar Cakolli në Facebook.


Për të pestën herë sot do të tentohet të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Ideja për një komision hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, kundër këtij komisioni hetimor ka dalë lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori