Të martën avokatja Çakos kundërshtoi ndarjen e çiftit, pasi sipas saj në padinë e ngritur për ndarje nga Inva Mula, nuk ishte vendosur saktë arsyeja e kërkesës, duke argumentuar se, “të dy palët, Pirro Çako e Inva Mula, kanë rënë dakord që të jetonin të ndarë, dhe kjo gjë nuk thuhej në kërkesën e dorëzuar për divorc”.

Derisa gjatë seancës së djeshme, nuk kanë munguar edhe debatet e tonet e larta të zërit mes përfaqësuesve ligjorë të çiftit Mula-Çako, gjykatësja kaka vendosur me kërkesë të palës paditëse, të shtyjë seancën gjyqësore për ditën e premte (5 qershor).