Sot filloi punimet Sesioni i 74-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se tema qendrore e punimeve të këtij Sesioni do të jetë multilateralizmi efektiv.
Cakaj ka thënë se do të diskutohet për bashkërendimin e përpjekjeve në shërbim të jetësimit të objektivave të Agjendës 2030, me theks të veçantë në zhbërjen e varfërisë ekstreme dhe diskutimin mbi format e bashkëpunimit për t’u përballur me sfidat që vijnë nga ndryshimet klimatike.
“Shqipëria përveç pjesëmarrjes aktive në këto diskutime e ofrimit të bashkëpunimit në këto platforma ofron edhe shembullin e saj konkret të një shteti të përkushtuar ndaj parimeve të multilateralizmit efektiv. Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve është karakterizuar nga një pjesëmarrje më aktive e më dinamike në organizatat ndërkombëtare dhe platformat multilaterale, duke filluar nga angazhimet e shtuara në NATO, duke u koncentruar veçanërisht në Kryesinë Shqiptare të OSBE-së të vitit 2020 dhe duke theksuar në mënyrë të posaçme faktin se Shqipëria aspiron që të marrë një vend të anëtarit jo permanent të Këshillit të Sigurimit në vitin 2022. Duke pasur parasysh që në këtë platformë ekziston një numër i gjerë i kontakteve politike dhe diplomatike ne kemi interes të posaçëm kësaj radhe të angazhohemi për sigurimin e mbështetjes për kandidaturën e Shqipërisë për Këshillin e Sigurimit në vitin 2022”, ka thënë ai duke shtuar se në të njëjtën kohë, kjo përbën interesin kryesor të angazhimeve të Shqipërisë në këtë sesion të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme.
“Ne do të zhvillojmë një numër të konsiderueshëm të takimeve, me një varg shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian, në shërbim të çeljes së negociatave për anëtarësim në tetor dhe po ashtu po kryejmë detyrat tona në kuadër të udhëheqjes së Kartës së Adriatikut, që Shqipëria ka për këtë vit. Prandaj, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse të rajonit, ne do të organizojmë takimin e Kartës së Adriatikut, për të konsoliduar më tutje bashkëpunimin rajonal në çështjet e sigurisë. Me një fjalë, Shqipëria do të artikulojë një numër të konsiderueshëm të interesave të saj të politikës së jashtme, në kuadër të platformës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kësaj rradhe”, ka thënë ai.
Sipas tij, duke filluar nga rajoni, procesi i integrimit evropian, kryesia shqiptare e OSBE-së e vitit 2020 dhe, natyrisht, duke nënvijëzuar në mënyrë të veçantë aspiratën tonë për të siguruar vendin e anëtarit jopermanent në Këshillin e Sigurimit të vitit 2022.
“Në fund, vlen të theksohet se me këtë gamë të gjerë përpjekjesh dhe me nivelin e rezultateve që Shqipëria ka shënuar në arenën ndërkombëtare deri më tani, ne përveç diskutimeve përmbajtësore për multilateralizmin efektiv, ofrojmë edhe një shembull të prekshëm sesi bashkëpunimi shumëpalësh mund të duket në përgjithësi”, ka theksuar Cakaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Neglizhenca e qeverisë solli kaos në Klinikën e Onkologjisë
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite