Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Izraelit në Shqipiër, Noah Gal Gendler.

Cakaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në takim është diskutuar rëndësinë që ka njohja e Izraelit për Kosovën.


Cakaj këtë e sheh si hap madhor dhe se hap horizonte të reja mes Kosovës dhe Izraelit.

Postimi i plotë i ministrit Cakaj:"Sot pata kënaqësinë ta takoj edhe Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, z. Noah Gal Gendler ! Biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme të njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit . Ky hap madhor nuk i bën drejtësi vetëm historisë, por edhe hap horizonte të reja për zhvillimin e shumë projekteve dobiprurëse mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit. Pas njohjes formale, pritet të përmbyllen procedurat e nevojshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Patjetër, folëm edhe për shtyrjen përpara të disa projekteve të rëndësishme ekonomike e jo vetëm mes Shqipërisë e Izraelit", ka shkruar Cakaj.