Cakaj: Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja e pavarësisë së saj, pranim i realitetit objektiv

Ministri shqiptar në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo.
Cakaj shprehet se “gjatë pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme, takova edhe Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo.
Përmes një postimi në Facebook, Cakaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare është pranim i realitetit objektiv.
Postimi i plotë:Gjatë pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme, takova edhe Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo Takimi përmbajti veçanërisht tre gjëra me rëndësi: Së pari, nënvizuam hollësisht mbështetjen e Shqipërisë për rritjen e efektivitetit të operacioneve paqeruajtëse të ndërmarra nga organizata dhe përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e "Fondit për Ndërtimin e Paqes”.




















































