ELAI është një emër i ri i skenës në zhanrin hip-hop, i cili ka disa këngë të publikuara në treg.

Ai është pjesëtar i label-it OTR dhe sapo ka publikuar këngën e tij më të fundit “Ça doni?”.


Ndryshe nga ç’mund të ndodhë me artistët e rinj të repit, ELAI duket se ka preferuar që çdo pjesë të projektit të tij muzikor ta realizojë vet.

Kjo pasi në përshkrimin e këngës në YouTube – muzika, teksti, ‘beat’-i dhe masteringu rezultojnë të gjitha të punuar nga vet rap-artisti.

Ndërkohë, ana vizuale i është besuar produksionit Shkoddy Films.

ELAI duket një emër i ri dhe premtues në skenën vendore të repit, ku pas suksesit me projektin e parë muzikor, fansat e tij mbesin tashmë në pritje për këngët e radhës. /Telegrafi/