Nxënësit shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë janë ambasadorët më të mirë të kombit, pasi më mirë se politikanët, heqin kufijtë mes dy vendeve.
Kështu ka deklaruar sot ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në një takim me 60 nxënës nga Kosova, të cilët kanë qëndruar për disa ditë në familje në Shqipëri, si dhe 60 të tjerë nga Shqipëria, të cilët tash do të qëndrojnë në familjet e këtyre nxënësve në Kosovë.
Kjo është pjesë e programit që ngërthen shkëmbimin e nxënësve mes dy vendeve, si pjesë e marrëveshjes mes ministrive përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ministri Bytyqi u shpreh i sigurt se edhe nxënësit nga Shqipëria do të kalojnë shumë mirë në familjet në Kosovë. Teksa bëri të ditur se ky projekt do të vazhdojë të zgjerohet edhe më tej, duke rritur periudhën e qëndrimit të nxënësve në vendet përkatëse.
“Ne kemi nevojë që nxënësit tanë shqiptarë të Kosovës, të jenë te vëllezërit dhe motrat e tyre në Shqipëri, të familjarizohen me ta dhe të shohin se si është jeta dhe sistemi arsimor atje. Dhe, të njëjtën gjë ta bëjnë edhe nxënësit tanë të Shqipërisë. Të vijnë në Kosovë, të jenë pranë familjeve tona dhe pranë shkollave tona. Dhe, jam i bindur që ju jeni kënaqur, keni parë që ne jemi gjithmonë të njëjtë, jo vetëm çka jemi mësuar të themi në lajme, ku politikanët i keni dëgjuar duke thënë: ‘ne jemi të njëjtë, jemi një komb’, por ndryshe është kur ju vërtet e përjetoni që jemi një komb. Dhe, konsideroj se e kemi bërë edhe një gjë tjetër, më mirë se krejt politikanët që e bënë, e bëni ju nxënësit. Ju jeni ata që mund ta bëni një komb pa këtë ndarje fizike që ekziston sot”, u shpreh ai.
Zëvendësministrja e Arsimit në Shqipëri, Lorena Haxhiu, u shpreh se e lumtur me realizimin e këtij programi, duke thënë se kjo iniciativë do të lërë gjurmë te të gjithë nxënësit që ishin pjesë e tij, por edhe te bashkëmoshatarët e tyre.
Ajo tha se nxënësit pjesëmarrës të këtij programi janë ambasadorët më të mirë për të treguar se çfarë duhet të përmirësohet në të ardhmen.
“Programi i shkollimit të nxënësve, e them pa drojë, ka qenë një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar në rolin e zëvendësministres për rininë. Këto ditë që kam qenë me ju, veç pjesës që jeni ndjerë si nxënës të integruar në sistemin arsimor shqiptar, ju në të njëjtën kohë jeni ndjerë edhe si turistë duke vizituar qytetet përkatëse me familjet që ju kishin pritur”, tha ajo.
Ndërsa entuziast për këtë lloj të bashkëpunimit ishin nxënësit si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria, ku disa nga ta ndanë me të pranishmit përvojat e tyre.
Leurati nga Kosova tregoi se kishte kaluar më mirë se që kishte pritur në Shqipëri. Ndërsa Vanesa nga Ferizaj, u shpreh se krahas kohës shumë të mirë që kishte kaluar në Shqipëri, ka vërejtur se në disa lëndë përkundër kurrikulës së njëjtë mësimore, nuk kanë realizuar përmbajtjen e njëjtë si në Kosovë.
Për këtë, ajo sugjeroi që të ketë një bashkëpunim më të madh mes institucioneve arsimore, në mënyrë që të zhvillohet i njëjti program mësimor.
“Disa lëndë përmbajtjen e kanë pasur të ndryshme prej mësimit që e zhvillojmë në Kosovë edhe pse kurrikula ka qenë e njëjtë, vetëm në disa lëndë të caktuara përmbajtja e mësimeve nuk ka qenë e njëjtë me ato që i mësojmë në Kosovë”, u shpreh ajo.
Ndryshe, 60 nxënës nga Kosova janë kthyer në vend pas qëndrimit një javor në Shqipëri, ndërsa këtë javë, janë 60 nxënës nga Shqipëria që do të qëndrojnë në familjet e Kosovës, në mënyrë që të shohin nga afër sistemin arsimor në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit