Bytyqi: Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike, as nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit
“Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike, ndërsa shtrenjtimi nuk do të jetë siç po ndjellin frikë disa tek qytetarët”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në një intervistë për AIM.
Bytyqi thotë se nuk dëshiron të futet në parashikimet se sa do të shtrenjtohet energjia elektrike pas 1 janarit, por potencon se si Qeveri kanë bërë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të sigurohet shtrenjtimi eventual të mos të jetë siç paralajmërojnë disa.
“E di sigurt një punë që do të ndodhë, ndërsa kjo është se për qytetarët do të sigurojmë energji elektrike mjaftueshëm, jo vetëm në janar, por edhe më tej, që do të thotë se nevojat e energjisë elektrike nuk rrezikohen. Kjo do të thotë se nuk do të ketë restrikcione. Këtë mund ta garantoj. E di se si Qeveri gjithçka ishte në fuqinë tonë e kemi bërë që të sigurohet se shtrenjtimi eventual pas 1 janarit nuk ishte i madh siç njoftojnë disa. Unë garantoj se nuk do të jetë siç dëshirojnë disa të ndjellin frikë tek qytetarët. Do të vazhdojmë të investojmë në burime të rinovueshme të energjisë”, thekson zëvendëskryeministri.
Për kategoritë e cenueshme të qytetarëve do të sigurohen vauçerë për shtesë financiare për pagesë të energjisë elektrike.
“Edhe paraprakisht e kishin këtë shtesë, por ishte e kalkuluar në asistencën sociale. Ky vauçer tani do të zgjerohet me një target grup më të madh dhe do të shkojë drejtpërdrejt si shtesë energjetike që të zbutet goditja eventuale nga rritja e mundshme”, thotë Bytyqi.
Për çmimet e produkteve kryesore ushqimore të cilat janë të ngrira deri më 31 janar, thotë se në mënyrë vigjilente është duke u ndjekur situata dhe nëse është e domosdoshme, do të vihen edhe masa të tjera. Nuk është përfaqësuese e asaj Qeveria të intervenojë në ekonominë e tregut me ngrirjen e çmimeve dhe me limitimin e marzhit pasi konsiderohet se të gjithë aktorët në shoqëri duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të mos i përdorin mundësitë eventuale që t’i rrisin çmimet, por, për fat të keq, siç thotë, akoma si shoqëri nuk jemi pjekur për vlerat reale të tregut.
“Është një koncept për të cilin angazhohem më shumë se 20 vite, ndërsa kjo është gjithmonë kur bën diçka, bëje, por mos e dëmto tjetrin. Kjo do të thotë të përfitosh për veten, por nëse për shkak të përfitimit tënd, këtë e bën mbi supet e qindra njerëzve, vlerësoj se kjo nuk është etike dhe morale dhe sipas rregullave të lojës nuk duhet të zbatohet. Unë jam një ndër të parët që paralajmëroi se do të jemi shumë rigorozë ndaj kompanive dhe nëse ka dakordim të çmimeve për produkte të caktuara pasi e dëmton parimin kryesor të ekonomisë së tregut. Unë jam mbështetës i asaj që të eliminojmë dukuri të tilla dhe jo të ngrijmë çmime. Por për fat të keq, duhej ta bënim atë pasi në shoqërinë tonë akoma nuk jemi pjekur për vlerat reale të tregut të cilat duhet t’i kemi”, thekson zëvendëskryeministri në intervistë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian