LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Dënimi më i madh për Serbinë, detyrimi për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit

Bytyqi: Dënimi më i madh për Serbinë, detyrimi për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit

Profesori Seb Bytyqi, është i mendimit se Kosova ende nuk është kthyer në dialog me Serbinë.

Sipas tij takimi i radhës do të ndodhin me liderët e Bashkimit Evropian dhe se takim sy më sy mes Albin Kurtit e Aleksandar Vuçiqit nuk do të ketë.

Bytyqi, tha se Serbia mund të dënohet por që sipas tij kjo mund të marrë kohë. Dënimi më i madh ndaj Serbisë sipas tij do të ishte një plan sekuencimi i marrëveshjes së Ohrit, që do i shkonte në favor Kosovës.


“Takimet që do ndodhin në Bruksel, janë me liderë të BE-së, jo mes Kurtit e Vuciq, nuk ka kthim në dialog ende. Çështja e dënimit të Serbisë do të marrë kohë, por substancialisht, dënimi më i madh për Serbinë është që nëse arrihet një plan sekuencimi në favor për Kosovën. Nëse arrihet zbatimi i pikës 7 në favor të Kosovës, do ishte dënimi më i madh ndaj Serbisë. Nuk do duhej të kishte dënim sa për sy e faqe, para arritjes së një marrëveshje për sekuencim për pikën 7, sepse pastaj do përkthehej një plan sekuencimi më pak të favorshëm për Kosovën”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sipas tij Kosova nuk duhet të fokusohet shumë në sanksionet kundër Serbisë për shkak se kjo mund pastaj të kthehet në favor për ta.

“Bashkësia ndërkombëtare dëshiron balancë, nëse merren masa ndaj Serbisë, atëherë mund të merren edhe masa tjera që shkojnë në favor të Serbisë”, tha ai.

Tutje ai tha se Kosova e ka pranuar planin për të ecur përpara, por që sipas tij nuk mund të pritet nga shteti ynë t’i zbatojë marrëveshjet pa i zbatuar Serbia.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori