Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka reaguar në lidhje me parapërgatitjet për protesta që u bënë sot në sheshin e kryeqytetit.
Bytyçi ka thënë se personat të cilët u panë sot në shesh, kanë qenë një grup i militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët shkelqn rregullat e kufizimit të lëvizjes dhe u grumbulluan në kohë pandemie.
“Sot, një grup i madh i militantëve të VV-së i kanë shkelur rregullat që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve nëpër hapësirat publike si dhe grumbullimin e tyre në kohë pandemie. Ata po ashtu kanë shkelur rregullat e qeverisë së shkarkuar Kurti që ua kufizon orarin e lëvizjes me numër letërnjoftimi. E gjitha kjo, jo për të testuar skenarin e tyre, por për të stimuluar militantët tjerë për të dalë e “protestuar” për arsyen që siç duket as vetë organizatori nuk e ka të qartë”, shkruan ai.
Zëdhënësi i PDK-së, po ashtu tha se do të duhej që përgjegjës për përhapjen e COVID-19 duhet të jenë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Ajo që më çudit është se kush ua dha lejen këtyre “qytetarëve” protestues që të shkelin ligjin. Për çudi, kryetari i Prishtinës nuk ka asnjë reagim e kryeministri i vetizoluar nga e gjithë bota demokratike dhe nga gjithë spektri politik në Kosovë vazhdon intrigat në dëm të Kosovës. Nga sot, për çdo rast të shtuar me covid19 në Prishtinë përgjegjës direkt të shpërndarjes së virusit duhet të mbahen Albin Kurti, Xhelal Sfeçla dhe Shpend Ahmeti që lejuan grumbullimin e qytetarëve në shesh në kohë pandemie. Për interesa të tyre, këta janë të gatshëm të rrezikojnë dhe sakrifikojnë disiplinën dhe luftën e qytetarëve të Kosovës kundër pandemisë. Protestë në kohë pandemie, prishje të koalicionit qeverisës në kohë pandemie dhe lojëra politike në kohë pandemie, tregojnë më së miri që LVV-ja edhe duke qenë në pushtet asnjëherë nuk u mësua që të respektojë dhe të zbatojë ligjet dhe vendimet institucionale, për ironi, vet i kishin miratuar”, shkruan Bytyçi.
Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet se si është organizuar një provë për protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në distancë gjatë kohës së pandemisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit