Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë sot se me dezertimin në votim për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, nuk mbeti keq luftëtari i UÇK-së, as UÇK-ja, por se LDK dhe LVV i dhanë një fitore të shkëlqyer Vuçiqit dhe Serbisë.
Bytyçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se LDK po tregon se është parti drejtë shuarjes, pa koncept, pa guxim, pa ide për të ardhmen, ndërsa LVV, solide në qëndrimin e vet konstant të manipulimit përfitues politik, noton në këtë amulli dhe degradim, duke treguar se jo vetëm nuk qëndron për asgjë, por kur bëhet fjalë për Serbinë,
Lexoni të plotë postimin:
“Dje në Kuvend, me “dezertimin” në votim për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, nuk mbeti keq luftëtari i UÇK-së, as UÇK-ja.
LDK dhe LVV i dhanë një fitore të shkëlqyer Vuçiqit dhe Serbisë!
Jo vetëm kaq.
Ishte inkurajim për Serbinë dhe Vuçiqin, për gjendjen ku ndodhet sot Kosova, mu para ballafaqimit final me Serbinë!
LDK, po tregon se është parti drejtë shuarjes, pa koncept, pa guxim, pa ide për të ardhmen. E mbetur peng në arkaizmin e mllefit dhe viktimizimit para UÇK-së, edhe mbi dy dekada pas luftës.
Ajo po mendon se mund të përfitoj pafundësisht nga kjo dhe ta mbaj peng të saj qytetarin e ri, duke u viktimizuar, gjithmonë duke akuzuar, por edhe duke synuar të përfitojë pikërisht meritokraci nga frytet e luftës çlirimtare për liri.
Ndërsa LVV, solide në qëndrimin e vet konstant të manipulimit përfitues politik, noton në këtë amulli dhe degradim, duke treguar se jo vetëm nuk qëndron për asgjë, por kur bëhet fjalë për Serbinë.
Albin Kurti “çuditërisht” humbi shkëlqimin “radikal”, pikërisht për këtë temë. Kështu bëri edhe sa ishte në qeveri. Dje, këtë e përsëriti ai me partinë e tij në Kuvend.
Ai vetëm sa po dëshmon, sa i dobët, peng dhe frikacak është para Serbisë. “Ujk” me shqiptarët, ndërsa dele me Serbinë!
Nga sjellja e djeshme politike, i vetmi që nuk duhet të shqetësohet është luftëtari i vërtetë i UÇK-së, që ka kryer një mision të madh historik. Por, duhet të shqetësohen të tjerët, edhe numrat e fryrë të “veteranëve”.
Me sjellje të tilla, a po e inkurajon dikush të keqën historike të ri përsëritet?”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit