Nje recetë që mund të gatuhet nga të gjithë, shumë e shijshme dhe pa shpenzime Përbërësit:▪ 4 petëPër shtojcë:▪ 250 g djathë ▪ 4 degë majdanozPër lyerje të petëve:▪ 2 vezë ▪ 2lugë qumësht ▪ 2 lugë kos ▪ 1 gotë vajPër lyerje të pites:▪ Të verdhët e vezës ▪ Susam ▪ Kumin të zi

hazir yufkayla zarf boregi nasil yapilir citir citir zarf boregi tarifi 1634308422


Përgatitja:

Në një enë përzieni vezët, qumështin, kosin dhe vajin.

Hapeni një petë dhe lyeni me këtë përzierje. Në të qitni petën tjetër dhe lyeni.

Qitni nga dy anë të kundërta (por të mbeten formë katrore) dhe lyeni me masën e vezëve dhe të vajit.

Në mes në çdo 4 qoshe qitni shtojcë djathi, pastaj qoshet mbështillni që të përftohet forma e zarfit.

Tepsinë e përgatitur dhe të lyer, lyeni me të verdhët e vezës dhe qitni susam dhe kumin.

Piqeni në furrë në 180 gradë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi