Për 6 persona nevojiten: * 500 gr oriz * 300 gr djathë të bardhë, të thërrmuar * 4 lugë gjelle gjalpë të shkrirë* 4-5 vezë * 6-8 petë shtëpie.Për petët nevojiten: * 4 filxhanë çaji miell * 2 filxhanë çaji vaj * 1 vezë * 1 lugë kafeje kripë * 1 lugë gjelle ujë të ftohtë.

Posna pita sa pirincem 546887794


Përgatitja:

Përgatitja e petëve: në fillim stisni miellin dhe hidheni në një enë të thellë. Përziejeni së bashku me kripën. Spërkateni me 1 lugë ujë të ftohtë, shtoni vezën dhe mbruni mirë derisa të dalë një brumë elastik.

Mbulojeni me pecetë dhe lëreni për 1/2 orë.

Në vazhdim ndajeni në 6-8 toptha të cilat do t’i hapni me petës. Ziejeni orizin derisa të dalë gjysmë i zier dhe kullojeni. Shtoni vezët e rrahura lehtë, djathin e grirë, pak gjalpë si dhe kripë e piper. Përzieni mirë.

Në një tepsi të lyer me vaj shtroni shtroi gjysmat e petëve, duke i spërkatur e lyer një nga një me gjalpë. Hidhni në mes mbushjen dhe nga lart mbulojeni byrekun me pjesën e mbetur të petëve, duke i lyer edhe ato me gjalpë.

Në fund, spërkateni byrekun me disa pika ujë dhe piqeni në furrë të nxehtë në gradë mesatare, derisa të marrë ngjyrë. /Telegrafi/