LAJMI I FUNDIT:

Buxhovi tregon detajet e Referendumit të vitit 1991: Dritën e gjelbër e solli Rugova nga SHBA-të (Video)

Buxhovi tregon detajet e Referendumit të vitit 1991: Dritën e gjelbër e solli Rugova nga SHBA-të (Video)

Një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, ka folur për aktualitetin politik në Kosovë, për Referendumin e vitit 1991, për proceset në LDK dhe për klasën politike në vend që, sipas tij, ia ka humbur shpresën popullit.

Buxhovi në “Rrokum Roll” të televizionit Rrokum ka thënë se dritën e gjelbër, në vitin 1991, për Referendumin për Pavarësi, e ka sjell presidenti Ibrahim Rugova, pas një vizite që ka bërë asokohe në SHBA. Ai ka thëne se gjatë kësaj periudhe referendumin e kanë ndjek rreth 200 vëzhgues të OSBE-së, se ishin 900 mijë votues, dhe se kjo ngjarje ishte gurthemeli i shtyrjes para të proceseve për Kosovën.

Buxhovi ka thënë se Kosova nuk rrezikohet nga jashtë, por nga një klasë korruptuar e cila e ka shkatërruar arsimin, kulturën, bujqësinë dhe krejt poret e shoqërisë.


“Po shkatërrohet ardhmëria e fëmijëve tonë. Po mbesim peng i disa kriminelëve të cilët po bëjnë vetëm mjegull dhe nuk po ngopen nga paratë dhe haraçi”, ka shtuar ai.

Ai ka thëne se vendit i duhet një klasë politike që do të përbëhej prej një grupi intelektualësh – si në vitet’90 – për ta nxjerr vendin nga ky kaos politik. /Telegrafi/

https://youtu.be/SXT8IyV9zk8

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori