Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi ka deklaruar se në fillim të viteve të 90-ta është kërkuar prej SHBA-së që të shmanget lufta.
Buxhovi tha se në atë kohë punën e parë që e bëri LDK-ja ishte që kur kishin filluar punën disa grupe të mbrojtjes.
“Në atë kohë është kërkuar prej SHBA-ve që të shmanget lufta dhe ajo që e ka bërë në atë kohë Rugova, nuk ishte president se ai u zgjedhë president në prill të vitit 92′. Punën e parë që e bëri LDK-ja ishte që kur kishin filluar punën disa grupe të mbrojtjes, të vetëmbrojtjes siç quheshin diku 4 ose 5 grupe, ai i Drenicës e të tjerët me të cilët LDK-ja kishte njëfarë koordinimi sepse nëse ju kujtohet edhe vet Rugova kishte dy biseda me Remiz Alinë për ushtrimin e disa vullnetarëve që shkuan dy tri grupe atje ku ishte edhe Çeku, Adem Jashari, etj etj”, tha Buxhovi.
Ai më tej në emisionin “ResPublika”, tha se amerikanët dhe evropianët kërkuan që të ndalet kjo veprimtari ushtarake dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte marrë përsipër këtë.
“Amerikanët dhe evropianët kërkuan në mënyrë recidive që të ndalet kjo veprimtari dhe LDK-ja mori përsipër këtë, sado që nuk është shkruar shumë, unë e kam thënë këtë në Kosova librin 5 që t’i ndalë këtë veprimtari dhe profesor Fehmi Agani ka qenë përgjigjes për këtë veprimtari dhe ka shkuar edhe në Drenicë edhe në vi të të tjerëve është thënë që në njëfarë mënyre të ndërprehet kjo veprimtari t’i bëjmë përgatitjet në heshtje qysh janë quajtur atëherë këtë përgatitjet me oficerë por jo që të jenë përgatitje ushtarake”, theksoi Buxhovi.
Ndër të tjera historiani Jusuf Buxhovi foli edhe për Lëvizjën Popullore duke thënë se deri ne vitin 1995 ka qenë pjesë e LDK-së.
“Ka pasur një kohë kur disa prej këtyre grupeve në njëfarë mënyre nuk iu kanë nënshtruar kësaj dhe kanë zhvilluar disa veprimtari. LPK-ja deri në fund të vitit 93′ dhe në fillim të vitit 94′ ka qenë pjesë e LDK-së por në njëfarë mënyre vazhdimisht ka shikuar në kuadër të kësaj interesat e veta, ato janë të ditura. LPK-ja ka kërkuar rezistencë të armatosura, të ketë një krah ushtarak dhe të tjera dhe ka qenë një koncept i tyre dhe nuk ka pasur asgjë të keqe në atë drejtim”, deklaroi Buxhovi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë