LAJMI I FUNDIT:

Buxheti i pamjaftueshëm për viktimat e dhunës seksuale

Buxheti i pamjaftueshëm për viktimat e dhunës seksuale

Megjithëse janë ndarë 25 milionë euro në përputhje me Ligjin për të rënët, invalidët, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku përfshihen edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, ato nuk u janë shpërndarë përfituesve, për shkak të mos krijimit të një Komisioni Qeveritar.

“Problemi qëndron se këto mjete nuk mjaftojnë as për veteranët”, thotë zëvendësministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Agim Krasniqi.

Në fundjavë në Prishtinë është organizuar një protestë mbështetëse e organizatave joqeveritare për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, me të cilën është kërkuar që të përshpejtohen të gjitha proceset për këtë kategori të shoqërisë në Kosovë.


Përfaqësues të shoqërisë civile që janë marrë me trajtimin e këtyre personave, thonë se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, janë të zhgënjyera nga institucionet e vendit.

Legjislacioni ku përfshihen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka për qëllim rregullimin ligjor të statusit të viktimave, të cilat i kanë mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit gjatë periudhës së 27 shkurtit 1998 e deri më 20 qershor të vitit 1999.

Sipas ligjit, del se pensionet për personat e dhunuar gjatë luftës të jenë 300 euro, ndërsa këtë shumë besohet se mund ta përfitojnë 20 mijë viktima të abuzuara. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori