LAJMI I FUNDIT:

Buxheti i Maqedonisë për vitin 2020 në seancë plenare më 16 dhjetor

Buxheti i Maqedonisë për vitin 2020 në seancë plenare më 16 dhjetor

Seanca e Komisionit për Propozim-buxhetin për vitin 2020 pritet të përfundojë më 10 dhjetor, ku pastaj do të kthehet në Qeveri, e cila, megjithatë në afat prej dy deri në tre ditë duhet ta dorëzojë sërish në Kuvend. Seanca plenare për Buxhetin duhet të mbahet më 16 dhjetor, së bashku me Propozim-ligjin për realizimin e Buxhetit.

Afati për debat rreth Buxhetit arrin pes ditë pune, ndërsa siç tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi,, a do të zgjasë pesë apo më pak ditë do të varet nga debati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkohë, më 11 dhjetor duhet të mbahet edhe seancë me të gjitha propozim-ligjet e reja të mbërritura, dhe ato për të cilat ka kushte të shkojnë në lexim të dytë.


Me kërkesë të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, më 18 dhjetor do të mbahet seancë në të cilën ai do të ketë fjalim vjetor.

Në periudhën nga data 25 e deri më 29 dhjetor Kuvendi do të punojë që t’i përfundojë seancat që kanë filluar, e nuk kanë përfunduar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Pastaj më 2 apo 3 janar duhet të mbahet seancë për zgjedhjen e qeverisë teknike, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat janë caktuar për më 12 prill./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori