Butrint Imeri dhe Arta Nitaj pozojnë me maskë në veturën luksoze

Butrint Imeri dhe Arta Nitaj janë dy personazhet në estradën shqiptare që pëlqehen për stilin që kanë.
Nitaj në projektin e ri të artistit “Phantom” do të jetë protagoniste, gjë të cilën e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Por, në disa postime të tjera në Instagram, bukuroshja brune ka publikuar edhe një imazh tjetër që mori vëmendje të madhe.

Ajo shfaqej së bashku me Butrintin, teksa mbanin maska të zeza me mbishkrimin e titullit të këngës.
Pozat atraktive ata i kanë marrë nga një veturë luksoze, duke ngjallur reagime pozitive të fansave të dyshes.
Sidoqoftë kësaj, kënga e re e Imerit do të lansohet të martën në të gjitha platformat digjitale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/12/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































