Buta dhe Noizy kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
“I kom pa” mban titullin kënga, të cilën e kanë realizuar edhe me videoklip.
Dyshja e famshme shqiptare vijnë me një interpretim të mahnitshëm në stilin e tyre të veçantë.
Për muzikën u përkujdes Bo Beats me producim të kompletuar nga Besnik Berisha.
Kënga po ashtu u punua në studion e Uptoën Entertainment.
Ky projekt tani ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga fansat e publiku.
Buta dhe Noizy shquhen për mënyrën se si shfaqen dhe për realizimin e projekteve, duke i qëndruar besnik stilit muzikor që nga fillimi. /Telegrafi/