Për nderë të 31 vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, në qendër të qytetit të Klinës është bërë zbulimi i bustit të atdhetarit e pajtimtarit, profesor Anton Çetës.
Në këtë organizim kanë marrur pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fadil Gashi, nënkryetari, Besim Hoti, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale përfaqësues të Asociacionit Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” nga Klina dhe Këshillit të Donatorëve nga Diaspora- Zvicër, mixha Halil Krasniqi, përfaqësues të OVL-UÇK, klerikë fetarë, personalitete të kulturës, politikës dhe qytetarë.
Elezaj, ndër të tjera tha se Anton Çeta e atdhetarët tjerë filluan misionin jetësor, pajtimin e shqiptarëve, duke trasuar rrugën e bashkimit të shqiptarëve kundër armikut shekullor dhe lirisë e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“31 vite më parë, me nismën e profesorit, shkrimtarit e njeriut të urtë, Anton Çetës, kishte filluar në gjithë Kosovën një aksion fisnik, humanitar e kombëtar për pajtimin e gjaqeve e ndaljen e vëllavrasjes. Në këtë kohë, kur pushtuesi serb kishte filluar marrjen e masave represive, atdhetarët shqiptarë filluan ngritjen e vetëdijes kombëtare. Viti 1990 bëri bashkë intelektualë, akademikë, studentë, fshatarë e aktivistë, me një mision jetësor e kombëtar, pajtimin e shqiptarëve e ndaljen e hasmërive. Pikërisht kur pushtuesi synonte të na përçante e të na sundonte, Anton Çeta e atdhetarët tjerë, filluan misionin jetësor, pajtimin e shqiptarëve, duke trasuar rrugën e bashkimit kundër armikut shekullor, lirisë e pavarësisë së Republikës së Kosovës. 31 vite pas kësaj ngjarje që bashkoi popullin shqiptar e dha një ndihmesë jashtëzakonisht të madhe në ngjarjet e mëvonshme, Anton Çeta po na bashkon prapë në Klinë”.
“Unë falënderoj përzemërsisht Forumin e Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë dhe Këshillin e Donatorëve në Zvicër, dhe jam jashtëzakonisht i lumtur për vendosjen e bustit të këtij njeriu të urtë e atdhetar të madh në Klinë, këtu pranë shtatores së humanistes së madhe shqiptare, Nënë Terezës. Të dy, si profesor Anton Çeta ashtu edhe Nënë Tereza, kanë lënë pas vetës shembujt më të mirë, jo me fjalë por me vepra konkrete, se si duhet të punohet për një të ardhme të ndritur e të qetë, si duhet të punojmë për të mirën e përgjithshme, duke i shtrirë dorën e pajtimit e ndihmës njëri tjetrit. Veprat e tyre për ne janë udhërrëfimi i duhur”, tha kryetari Elezaj.
Ne emër të Rinisë së Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve, Have Shala, tha se profesor Anton Çeta dhe pajtimi i gjaqeve kanë emërues të përbashkët, paqen.
Pal Canaj, nga Asociacioni Forumi i Intelektualëve “Lugj Gurakuqi” në Klinë, në fjalën e tij tha kontributi i Anton Çetës në pajtimin e gjaqeve është madhor.
Po ashtu, për kontributin e profesor Anton Çetës foli edhe Gani Nikqi, nga Këshilli i Donatorëve në Diasporë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës