LAJMI I FUNDIT:

“Business Insider”: Saranda, mes 6 vendeve të botës që duhet të vizitohet

“Business Insider”: Saranda, mes 6 vendeve të botës që duhet të vizitohet

​Qyteti i bregdetar i Sarandës me ujërat e tij të kristalta, plazhet mahnitëse dhe monumentet e shumta kulturore dhe arkeologjike është renditur një ndër 6 vendet që duhet të vizitohet tani para se të gjithë ta bëjnë, sipas ekspertes së udhëtimeve, Patricia Schultz, shkruan “Business Insider”.

Patricia Schultz është autorja e bestsellerit të New York Times “1000 vende për të parë para se të vdesësh”, një Bibël udhëtimesh të cilës i janë drejtuar miliona udhëtarë, që kur u botua për herë të parë në vitin 2003.

Duke reflektuar për mënyrat e shumta, në të cilat udhëtimi ka ndryshuar në mbi 30 vjet, Schultz vë në dukje se media sociale ka nxjerrë në dritë shumë vende më pak të njohura.


“Unë e di se bota po bëhet më e arritshme. Vende që do të ishin lista jonë e dëshirave tani janë”, tha ajo, duke shpjeguar se ndjehet se Europa, për shembull, është bërë një lloj destinacioni “kur jam në pension” duke e krahasuar atë me “pizhame të rehatshme”.

E di ku po shkojnë njerëzit? Apo edhe më mirë, ku duhet të shkojnë njerëzit? Vazhdoni të lëvizni për të parë gjashtë vendet që parashikon Schultz që do të jenë pikat e nxehta të radhës, ku edhe qyteti i Sarandës bën pjesë.

“Ka një vijë të bukur bregdetare dhe ka shumë turistë të rinj që shkojnë atje”, shprehet Schultz.

Ajo shton se në Sarandë është gjithashtu shumë lirë dhe një vend i shkëlqyeshëm për të punuar nga distanca.

“Është e ngjashme me Gjerogjinë, e cila është më e njohur dhe ka të njëjtën histori të verës dhe ushqim të mirë”, shkruan Schultz.

Përveç Sarandës, Schultz rendit edhe Rodebay, në Grenlandë, Salar de Uyuni, në Bolivi, Ugandën, Victoria Falls, Zimbabwe dhe Moldavinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori