Deputetja e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Klotilda Bushka tha se Kosova asnjëherë nuk ka nxitur tensione por ka treguar konstruktivet në synimin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ajo tha se duke e mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës, rritën mundësitë që grupe si Wanger të rrezikojnë stabilitetin e rajonit.
“Nuk mund të shqetësohemi për tensionet atje nga njëra anë dhe të mbajmë në sirtar për më shumë se tetë muaj një kërkesë të thjeshtë të paraqitur nga Kosova në këtë shtëpi. A janë kosovarët të kualifikuar për t’i merituar shërbimet e kësaj organizate apo jo. A mund t’u japim atyre një përgjigje? Dhe ky është shqetësimi kryesor sepse sa më gjatë të mbahet Kosova në derë dhe të mos lejohet të hyjë në strukturën tonë demokratike aq më të mëdha janë mundësitë që akterët e tretë të të ashtuquajturave grupe Wagner të rrezikojnë stabilitetin e rajonit tonë”, tha ajo.
Në KiE ku është diskutuar për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, Bushka tha se Shqipëria është e interesuar për paqe dhe stabilitet duke shtuar se janë shqetësuar për rritjen e tensioneve.
“Pse Kosova ka dashur ndonjëherë të nxisë tensionet, kur për shembull po tregon se sa favorizuese është ndaj politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, se si ka bërë në mënyrën më të fortë të mundshme dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe përafrimin e shpejtë me sanksionet e vendosura nga bota demokratike kundër Rusinë. Sa konstruktive ka qenë Kosova në synimin e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duke marrë masa konform marrëveshjes së Brukselit dhe duke treguar gatishmëri për kompromis, duke përfshirë identifikimin e automjeteve, targat, dhe shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa pala tjetër po bën të kundërtën për të rrezikuar progresin e arritur. Të nderuar kolegë, më lejoni të kujtoj këtu se është një paradoks të argumentosh dhe gjykosh një vend sovran që kërkon kaq pak gjëra të thjeshta, në mënyrë që qytetarët e tyre të mos zhgënjehen dhe të ndalen në kufij sikur të ishin duke ardhur nga hëna dhe jo nga qendra e kontinentit tonë”, theksoi Bushka.KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës