LAJMI I FUNDIT:

Bushati kërkon mbështetje nga kinezët për projekte konkrete

Bushati kërkon mbështetje nga kinezët për projekte konkrete

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me zëvendësministrin e Jashtëm kinez dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Nismës së Bashkëpunimit Kinë +16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, Liu Haixing.

Gjatë takimit u diskutua për klimën shumë të mirë të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Kinës, nivelin e dialogut politik dhe shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë.

Bushati shprehu vullnetin e palës shqiptare për forcimin e mëtejshëm të dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet duke u ndalur në atë qeveritar, parlamentar, akademik dhe kulturor.


Palët theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar në fusha si energjia, minierat, bujqësia, dhe në këtë kontekst, Ministri Bushati kërkoi nga pala kineze mbështetje për projekte konkrete.

Në kuadër të Nismës së Bashkëpunimit Kinë +16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, Ministri Bushati rikonfirmoi vullnetin e palës shqiptare për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, detare dhe ajrore në funksion të përfitimit të ndërsjellë.

Në takim u shpreh gatishmëria për të diskutuar në mënyrë aktive mbi bashkëpunimin për ndërtimin e rrjeteve të transportit rajonal, duke eksploruar mundësitë e bashkëpunimit Shqipëri + Kinë + vendet EQL në këtë fushë. Bashkëbiseduesit ndanë pikëpamjen se bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të EQL është komplementar dhe në funksion të aspiratave të Shqipërisë dhe rajonit për integrimin në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori