Aksionet evropiane u rritën paraditen e së premtes, duke ndjekur fitimet në Azi dhe Shtetet e Bashkuara gjatë natës, përpara publikimit të shifrave të rëndësishme të punësimit në SHBA.
Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,4 përqind, duke u futur sot në ditën e gjashtë rresht të fitimeve. Ky indeks bazë evropian është rritur 61 përqind nga kuota më e ulët që preku në marsin e vitit 2009.
Sektori i rëndë bankar ishte ai që i shtoi më shumë pikë sot indeksit. Banco Santander, Barclayes, HSBC, Standard Chartered dhe Unicredit u rritën nga 0,4 në 1,7 përqind.
Sot fokusi ekonomik do të përqendrohet disa orë pas mesdite në publikimin e shifrave të punësimit në sektorin jobujqësor në Shtetet e Bashkuara. Shifrat pritet të tregojnë humbjen e 50 mijë vendeve të punës për muajin shkurt. Analistët thonë se tendenca në tregun amerikan të punës është e qartë: ajo po stabilizohet, por nuk po arrin të krijojë vende të reja pune.
Bursat aziatike
Aksionet aziatike u rritën të premten, pasi të dhënat inkurajuese amerikane të shitjeve me pakicë dhe ato të punësimit sugjerojnë se tregu më i madh i eksporteve aziatike po stabilizohet.
Ndërsa euro mbeti në mbrojtje, nën hijen e krizës së borxhit grek. Investitorët tani presin me ngulm shifrat e punësimit në sektorin jobujqësor amerikan, të dhënat më me peshë në sektorin e punës, që publikohen të premten pasdite.
Indeksi mesatar japonez NIkkei u rrit 2,2 përqind, ndërsa indeksi më i gjerë Topix u rrit 1,47 përqind.
Indeksi MSCI i Azi-Paqësorit u rrit 0,83 përqind. Për ta rritur humorin pozitiv në Tokio, e përditshmja Nikkei shkruante se Banka e Japonisë po merr në shqyrtim lehtësimin e mëtejshëm të politikave monetare dhe një vendim të tillë do ta merrte brenda këtij muaji.
Dollari u rrit 0,2 përqind ndaj jenit, ndërsa indeksi i dollarit mbeti i qëndrueshëm në kuotën 80,52 pikë. Euro mbeti në pozita mbrojtëse, prej shqetësimeve mbi borxhin e Greqisë, si dhe deklasifikimit që i ka bërë Deutsche Bank-ës kompania e vlerësimeve Moody’s Investors Service.
Wall Street
Stoqet amerikane u rritën të enjten, pasi të dhënat më të mira nga parashikimi për shitjet me pakicë dhe rënia e numrit të amerikanëve që kërkojnë asistencë, tregoi një stabilizim të ekonomisë.
Rritja e shitjeve me pakicë për shkurtin, që priteshin të ishin rënduar prej motit të keq që ka goditur pothuaj tërë SHBA-të, i ngriti aksionet e shitësve me pakicë, ndërsa sektori përkatës që përfshihet në indeksin Standard & Poors u rrit 1,3 përqind.
Kompania Target, një gjigand në sektorin e shitjeve me pakicë, u rrit 2,4 përqind, pasi deklaroi se shitjet për dyqan në muajin e kaluar u rritën 2,4 përqind. Sidoqoftë, tregtia ishte e lëkundur, teksa investitorët mbeten në pritje të shifrave të punësimit në sektorin jobujqësor të së premtes.
Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 0,46 përqind, indeksi SP500 u rrit 0,37 përqind, dhe indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,51 përqind.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur