Asnjë vend tjetër nuk është një “depo” më e mirë e krijimtarisë njerëzore sesa interneti.

Dhe kur bëhet fjalë për krijime inovative, jo shumë e bëjnë më mirë se indianët.


E fundit është krijimi i një njeriu nga Bengali Perëndimor - një "veturë shtrat".

Një video e Nawab Sheikh pas timonit në rrugët e Murshidabad po bëhet virale në Instagram, përcjell Telegrafi.

Në klip shfaqet një shtrat i shndërruar në një automjet të lëvizshëm, me katër rrota dhe frena.

Funksionohet nga një motor dhe rregullohet nga një sistem drejtues.

Përveçse ka një dyshek, çarçafë shumëngjyrësh dhe jastëkë, krevati ka një shtesë të veçantë: pasqyrat anësore.

Bëhet e ditur se Sheikh shpenzoi mbi një vit për të sjellë në jetë këtë projekt ambicioz. /Telegrafi/