Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, përfshirë tigrat si kafshë shtëpiake, është një trend në rritje.
Megjithatë, kjo praktikë ngre shqetësime serioze për mirëqenien e kafshëve dhe sigurinë publike.
Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për mbrojtjen e kafshëve të egra që ndalojnë pronësinë private të kafshëve ekzotike, zbatimi mbetet i dobët, duke lejuar që tregtia e paligjshme të lulëzojë.
Së fundmi, një video ku shfaqet një burrë duke hipur mbi një tigër të lidhur me zinxhirë në Pakistan është bërë virale, përcjell Telegrafi.
Videoja, e shpërndarë nga Nouman Hassan, ka shkaktuar një seri reagimesh.
Pamjet në Instagram e tregojnë atë të ulur në mënyrë të pahijshme në anën e pasme të tigrit masiv.
Shumë përdorues theksuan nevojën për ligje dhe zbatime më të rrepta për të mbrojtur kafshët e egra nga shfrytëzimi.
Një përdorues shkroi: ”Mos e lëndo atë kafshë, nuk është aty për të mbajtur peshën tënde”.
Një tjetër komentoi: “Çfarë personi i sëmurë, e lidh me zinxhirë një kafshë kaq madhështore për argëtim”.
Vlerësimet sugjerojnë se mbi 100 tigra mbahen si kafshë shtëpiake në Pakistan, me shumë të kontrabanduar nga vendet fqinje. /Telegrafi/