LAJMI I FUNDIT:

Burg të përjetshëm për vrasësin e trefishtë të Kavadarit

Burg të përjetshëm për vrasësin e trefishtë të Kavadarit

Gjykata e Apelit në Shkup e ka rritur dënimin për vrasësin e trefishtë nga Kavadari, Toni Stanoev, nga 40 vjetë në burg të përjetshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vendimi është publikuar në faqen e internetit të Gjykatës themelore të Velesit. Toni Stanoev i kreu vrasjet në nëntor të vitit të kaluar, me nga një plumb pistolete të cilën e kishte me leje. Me gjakftohtësi, Stanoev vrau nënë, babain dhe motrën e gruas së tij, në shtëpi, derisa përgatitnin drekën.

Stanoev ka shprehur keqardhjen e tij për krimin e bërë, duke deklaruar se gjithçka ndodhi në shpejtësi, ndërkaq hetuesit vërtetuan se Stanoev ka qenë në vetëdije të plotë në momentin e vrasjeve./Telegrafi/